Ndërron jetë në Angli një emigrant nga Belshi.

Një qytetar shkruan se një i afërm i tij ka ndërruar jetë në Angli. Ndërkohë për të sjellë trupin në Shqipëri duhet një shumë e konsiderueshme parash, por e shoqja e të ndjerit nuk ka mundësi ta përballojë shumën e parave që duhen.

I ndjeri është nga Belshi i Elbasanit dhe ka lënë pas një djalë tre vjeç. Thirrja është që kushdo nga emigrantët në Angli që ka mundësi financiare, të kontribuojë për ta sjellë trupin në atdhe.

Mesazhi i mbërritur:

Kam njer rast urgjent per ndihem Na ka vdekur 1 i aferm i jon edhe ndodhet ne angeli per te sjell trupin e tij duhen kosiderat nje shum parash edhe ju lutem nje postim qe ta ndimoj ju lutem.

Më poshtë jepet dhe numri i llogarisë për të gjhithë ata që do kontribuojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu