Burgu i Shënkollit

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme, si pasojë e situatës së pandemisë që është krijuar në vend.

Një tjetër punonjës policie ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Bëhet fjalë për Vladimir Gjokën, 51 vjeç, i cili ishte me detyrë efektiv në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Lajmi e ka bërë të ditur Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë, ku shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur.

“Humb jetën si pasojë e covid19 një tjetër punonjës i policisë penitenciare.  I ndjeri Vladimir Gjoka, 51 vjeç, ishte efektiv i Ievp-Shenkoll. Sindikata i shpreh ngushëllime të ndjera familjes dhe nxit institucionin që ti gjendet pranë të afërmve me ndihmën financiare sipas ligjit.

Komandimet absurde te stafit policor nga Ievp Shënkoll për në Ievp Reç, vazhdojnë që nga Dhjetori 2019 e deri më tani edhe pse u deklarua që me 15 Dhjetor 2020 do hapeshin 2 godinat e rikonstruktuara , por kjo ngeli ne kuadër të fjalëve e premtimeve dhe mungesës së përgjegjësisë nga drejtuesit e burgjeve. I ndjeri ishte i komanduar në Reç, kur mori infeksionin vdekjeprurës.

Mungesa e kushteve minimale të punës, transportit, distancës mbi 100km nga banesa, janë premisë kërcënuese për jetën e punonjësve të tjerë. Instancat shtetërore duhet te marrin masat e duhura që fenomeni të minimizohet. Policia Penitenciare Shqiptare kërkon kushte e trajtim normal social-ekonomik dhe mjekesor”, njofton Sindikata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu