Një lajm i trishtë vjen nga Greqia ku një 15-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e infektimit me Covid-19.

Vajza në fjalë u shtrua në spitalin e ‘Thebes’ këtë mëngjes, ndërkohë që ndërroi jetë disa orë më pas. 15-vjeçarja mësohet të ketë dhe të ëmën të intubuar në spitalin ‘Evangelismos’, në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake 15-vjeçarja kishte nivele të larta të sheqerit në gjak, çka bëri që mjekët më vonë të zbulonin se ajo vuante nga sëmundja e padiagnostikuar, diabet mellitus.

Lajmin e ka konfirmuar dhe vetë kryetari i bashkisë së Thebes Anastasiou.

“15-vjeçarja u shtrua këtë mëngjes në spitalin e Thebes me simptoma të virusit. Fatkeqësisht, ne u informuam për ngjarjen e pakëndshme dhe u bëj thirrje qytetarëve për kujdes të madh dhe respektim të rreptë të masave”, tha kryebashkiaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu