Një foshnjë e porsalindur është fotografuar duke mbajtur një spirale që nëna e tij kishte përdorur në një përpjekje të dështuar për të parandaluar shtatzëninë. Gruaja 34-vjeçare nga Vietnami tashmë kishte dy fëmijë kur mbeti shtatzëne.

Kur fëmija i shëndetshëm lindi në Spitalin Ndërkombëtar Hai Phong javën e kaluar, pajisja në formë T doli së bashku me të pasi ai po e shtrëngonte në dorë. Kështu tha mjeku Tran Viet Phuong i cili kishte parë gjithçka në momentin e parë. Fotografitë tregojnë fëmijën me sy të mbyllur, duke e shtrënguar fort pajisjen.

“Pas lindjes, mendova se mbajtja e pajisjes ishte diçka interesante, kështu që bëra një fotografi. Asnjëherë nuk kam menduar se do të marrë kaq shumë vëmendje,” tha Phuong.

Fotografia u shpërnda dhe u bë virale nëpër rrjetet sociale. Phuong shtoi se IUD mund të jetë zhvendosur nga pozicioni i tij origjinal dhe është bërë joefektiv.

Djaloshi i shëndetshëm ka lindur me peshë 3.2 kg dhe të dy, nëna dhe foshnja po monitorohen në spital.

IUD, e njohur zakonisht si spirale me tela bakri të mbështjellë me plastikë, futet në mitër nga mjekët dhe është 99 përqind efektive. Pajisja mund të mbahet për pesë vite ose më shumë dhe një grua mund të mbetet shtatzënë sapo ajo të hiqet.

Në rast se një grua me një IUD mbetet shtatzënë, këshillohet heqja për shkak të rritjes së shansit për abort, raportojnë mediat e huaja.
Por a është kjo e mundur?
Shkencërisht jo pasi, pas fekondimit qelizat femërore dhe mashkullore vendosen brenda murit të mitrës dhe është e pamundur që tamponi të depërtojë atje. E vetmja mundësi mbetet nëse spiralja ka ngecur në mitër dhe del jashtë bashkë me lindjen.