Administratori i një firme që ka marrë tenderin për pastrimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd është vënë nën hetim për ndotje ajri.
33-vjeçari A.A. dyshohet se ka derdhur mbetjet në një vend që nuk lejohet, duke ndotur vendin.
Edhe përgjegjësi i gjelbërimit në Bashkinë Librazhd, E.A., 36 vjeç është vënë nën hetim për shpërdorim detyre duke lejua paligjshmëri.
Njoftimi i policisë:
Elbasan. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u proçeduan penalisht shtetasit: A.A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi është administrator i një firme e cila ka marrë tenderin për pastrimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd dhe dyshohet se ka derdhur mbetjet në një vend që nuk lejohet, duke ndotur ambientin dhe E.A., 36 vjeç, me detyrë përgjegjës i gjelbërimit në Bashkinë Librazhd, pasi duke shërdoruar detyrën ka lejuar këtë paligjshmërinë. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu