Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë njoftuar dje ndryshimet që ka pësuar vaksina e prodhuar prej tyre. Sipas ndryshimeve të fundit, vaksina e Covid që është prodhuar nga Pfizer/BioNtech mund të ruhet në temperatura më pranë zeros.

Sipas Financial Times nga të dhënat e paraqitura nga kompanitë tek autoritetet amerikane tregojnë se vaksina mund të ruhet në temperaturat nga -15 ° C në -25 ° C.

Por në këtë temperaturë nuk mund të ruhet shumë gjatë, por vetëm 2 javë. Kështu që për ruajtjen afatgjatë të vaksinës do duhet që dozat të ruhen nga -60 deri në -80 gradë.

Ugur Sahin, shefi ekzekutiv i BioNTech, në një deklaratë bëri me dije se tashmë me këto ndryshime sigurimi i vaksinave mund të ketë më shumë fleksibilitet në transportim dhe në ruajtje.

Vaksina e përparimit e BioNTech/Pfizer ishte e para që fitoi miratimin e rregullatorit të shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe në BE në fund të vitit të kaluar.

Vaksina Pfizer edhe pse ishte e para që u aprovua për përdorim emergjent edhe pse kishte disavantazh mënyrën e ruajtjes në temperatura shumë të ulta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu