“Për’puthen” Prime duket se do të vijë me ndryshime të reja këtë fundjavë. Dihet që pjesë e këtij Prime përveç opinionistit Arjan Konomit janë edhe dy persona të tjerë nga jashtë që i ndjekin konkurrentët dhe i ngacmojnë vazhdimisht për të zbuluar më shumë prej tyre, por këta analistë të jashtëm ndryshohen.

“News31” ka mësuar se në rolin e opinionstit do të jetë edhe një pastor. Ai do të zërë vendin e Fatma Haxhialiut, ndërkohë që emri i tij nuk është bërë i ditur.

Duke qenë se daljet në debate televizive i ka të shpeshta dhe e kemi parë të flasë për tema të ndryshme, mendohet se pastori mund të jetë Akil Pano. Megjithatë kjo është thjesht një hamendësim, sepse gjithçka do të zbulohet ditët në vijim.

Kujtojmë se shumë shpejt do të nisë edhe “Për’puthen 3”, që këtë herë do ju dedikohet një grupmoshe tjetër, mbi 40 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu