Rreth 20 mijë persona përllogaritet të vaksinohen kundër koronavirusit në Shqipëri dy muajt e parë të vitit.

10 mijë e 750 doza të vaksinës së Pfizer dhe Biontech pritet të mbërrijnë në vendin tonë javën e tretë të janarit, ndërsa 30 mijë e 250 të tjera në muajin shkurt.

Vaksina sipas menaxheres së Programit Kombëtar të Vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, Erida Nelaj do të merret me dy doza.

Fillimisht do ta kryejnë mjekë e infermierë në vijën e parë të betejës me Covid-19, të moshuarit në qendrat rezidenciale dhe stafi që iu shërben atyre.

“Ne do t’i qëndrojmë strikt rregullave ndërkombëtare që kjo vaksinë do të jepet me dy doza dhe do të mundohemi të ruajmë afatin prej 21 ditësh”, tha ajo.

E pyetur se kur mund të vaksinohen qytetarët, Nelaj tha: “Sigurohet që fillohet me pak dhe me pas zgjerohen edhe grupet që do vaksinohen”, u shpreh Nelaj.

Vaksina do të jetë falas dhe jo me detyrim.

Atë mund ta kryejnë dhe ata që e kanë kaluar Covid 19, por jo gratë shtatzëna, fëmijët nën 16 vjeç pasi tek këto vaksina ende nuk është testuar.

“Në të gjitha rekomandimet nuk sugjerohet të bëhet një test nëse e ke kaluar apo ke antitrupa sepse ky është virus i ri dhe nuk dihet sa gjatë mund të mbajë kjo mbrojtje. Rekomandimet janë që pavarësisht se nëse e kanë kaluar apo jo mirë është që të vaksinohen”, u shpreh Nelaj.

Procesi i vaksinimit në fazën e parë të tij do të kryhet në këtë zonë të stadiumit “Air Albania”. Ndërkohë çdo person para injektimit të vaksinës duhet ti nënshtrohet një pyetësori.

“Ka një listë të produkteve për të cilët mund të jenë alergjikë që do të përjashtohen. Është e rëndësishme që vaksinimi të bëhet në ambiente të hapura”, tha më tej ajo.

Qeveria shqiptare ka nënshkruar me kompaninë Pfizer dhe Biontech marrëveshjen për 500 mijë doza vaksinë kundër Covid 19.

Ndërkohë është angazhuar financiarisht për të siguruar të tjera doza përmes mekanizimit COVAX.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu