Cërriku është një nga qytetet që po braktiset masivisht për shkak të asaj që banorët e cilësojnë mungesë e shpresës për të ardhmen. Bashkia duket se ka pranuar dështimin në përballjen me varfërinë e papunësinë në rritje.

Njerëzit që enden rrugëve e luajnë domino janë tregues i papunësisë që vuan qyteti i Cërrikut.

“Cërriku ka marrë fund, një qytet që nuk ka punë.”

Mungesa e të rinjve tregon mungesën e shpresës se gjerat do të ndryshojnë.

“Ku janë të rinjtë? Po i pengon pandemia, se këtu nuk rri njeri.”

Varfëria dhe papunësia janë dy nga faktorët që po boshatisin qytetin.

Bashkia Cërrik ka zyrtarisht mbi 46 mijë banorë.

Por shumë pak prej tyre jetojnë atje.

Një pjesë e mirë janë larguar në emigracion, e të tjerë e kërkojnë shpresën në qytetet e mëdha.

“Të gjithë jashtë shtetit, po të ishin këtu do të kishin ngordhur, çfarë do të hanë?

“Refugjat brenda Shqipërisë.”

Premtimet e kryebashkiakut, Andis Salla, para votimeve për investimeve që do të përmirësonin jetën e banorëve të qytetit të lënë në harresë nuk u bënë kurrë realitet.

Banorët thonë se aty jetesa aty është bërë luftë për mbijetesë.

“Papunësia, fukarallëku, të gjitha në një vend.”

“Gjeje punën vet, se njeri nuk të gjen punë.”

Shpresë humbur për të ardhmen aty, janë vetë prindërit ata të cilët duan që fëmijët e tyre të largohen nga Cërriku.

Duket se Bashkia ka dështuar të përballet me sfidën e madhe të papunësisë dhe varfërisë në zonën urbane dhe hartimin e politikave fiskale, të cilat do të mund të nxisin hapjen e bizneseve të reja, tërheqjen e ndërmarrjeve fason, por dhe shfrytëzimin e shumë prej ndërtesave të ndërmarrjeve shtetërore të mbyllura tashmë. Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu