Policia e Durrësit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i drogave”

Në pranga ka rënë 53-vjeçari me dy mbiemra Islam Kasa alias Mitralozi, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë

Strukturat e Policisë Vendore Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Islam Kasa alias Mitralozi, 53 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

 

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e datës 18.06.2019, e ka dënuar me 23 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i drogave”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu