Përfaqësues të misionit të vëzhguesve të ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit janë takuar sot me kreun e Frymës së Re Demokratike, Saliu Shehu.

Takimi është bërë në selinë e kësaj force politike, ku prej gati një muaji Bashkia e Tiranës ka ndërprerë energjinë elektrike.

Këshilltari politik i vëzhguesve të ODIR-it është njohur me situatën në selinë e një partie të opozitës, e cila u penalizua nga qeveria pas nënshkrimit të koalicionit me Partinë Demokratike.

Sali Shehu ka informuar vëzhguesit e ODIHR se selia e Frymës së Re Demokratike është pa energji elektrike qe nga data 12 mars.

Rreth një muaj më parë në zyrat e FRD-së pati një përplasje mes policisë bashkiake me përfaqësues të kësaj partie dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Sali Shehu, bashkë me anëtarë të kësaj partie vendosën të mos lirojnë ambientet e partisë, kërkesë kjo e Bashkisë Tiranë dhe tashmë prej një muaji ata punojnë pa energji elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu