Në një takim në njësinë bashkiake 8 në Tiranë, Lali Zdromsi ku ka folur për prejardhjen e tij nga një familje modeste, tek profesioni i nënës, opozita, etj, ai u shpreh se e ëma kishte dy diploma, por punonte pastruese sepse shteti ishte në kolaps. Madje ai u krenua me këtë fakt dhe u shpreh se ai ishte “çuni i pastrueses” që “shiste fiq”. Por kjo është një metodë e dalë mode dhe për të bërë bujë, pasi në këtë rrëfim ‘mallëngjyes’, mesa duket se ai ka harruar të përmendë rolin që ka luajtur Rama në karrierën e tij.

Lali u shpreh:

Nëna ime edhe pse me dy fakultete, punonte pastruese, sanitare, sepse kështu ishte koha, shteti kolapsoi. Çuni i pastrueses, goca e pastrueses, kur gjërat bëhen me meritë dhe talent, në parti që hap dyert për këdo punon dhe djerësitet, çdo gjë është e mundur. E di çfare do të thotë të rritesh si çuni i pastruese, por mamatë tona nuk kanë vrarë njeri, as kanë vjedhur njeri, as nuk duan të bëhen deputetë që të na shpëtojnë nga burgu. Edhe punën si pastruese e kanë bërë me dinjitet sepse kanë parë mundësi të shërbejnë. Njëqind herë më mirë të jesh bijë i prindërve të ndershëm, sesa bij të kryeministrave, ta tyre që lidhin jetën me Hollandën apo atyre që kanë banjo për macet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu