Një nëndetëse kineze ka shënuar një rekord të ri përsa i përket thellësisë në të cilën ka arritur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nëndetësja me 3 shkencëtarë arriti të zhytej në fundin e humnerës së Marianës në një thellësi prej afërsisht 11 mijë metrash.

“Fendouzhe” theu rekordin kombëtar për zhytjen më të thellë pasi iu deshën më shumë se 4 orë për të prekur fundin e pikës më të panjohur të Oqeanit Paqësor.

Ndër të tjera mediat bëjne me dije kjo ekspeditë i ndihmoi eksploratorët kinezë të vëzhgonin speciet e panjohura si dhe të pikturonin një hartë.

Rekordi botëror mbahet ende nga eksploratori amerikan, Victor Vescovo i cili u zhyt në humnerën e Marianës në maj të 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu