Gazetari investigativ Saimir Kodra ka deklaruar mbrëmjen e sotme gjatë një emisioni se disponon raste të tjera të ngjashme me skandalin e Tire Alldervishit.

Kodra thekson se ai ka shumë raste të tjera dhe vetëm po pret miratimin e familjarëve të disa të ndjerëve, të cilët janë përballur me korrupsion në spitalet Covid në Shqipëri.

Ai gjithashtu shprehet se po të hapen kamerat e lokaleve pranë spitaleve Covid do të jetë lemeri, duke qenë se do të zbulohet sesi merret rryshfet.

“Kam raste të tjera dhe po pres miratimin e familjarëve që t’i nxjerr. Janë të konfirmuara janë mesazhe të pacientëve që kanë humbur jetën dhe të familjarëve të të ndjerëve. Prandaj thashë që ka raste të tjera përveç Tires, se nuk flisja kot. Dhe Tirja na doli jo sanitare, por menaxhere e paparë. Dhe vetëm telefoni i Tires është “çmontuar”, imagjinoni të hapen telefona të tjera. Dua të falenderoj prokurorin e çështjes, por dua t’i them që nëse hapen kamerat e lokaleve pranë dhe rreth spitaleve, do jetë lemeri. Nga uljet në kafe, bisedat që janë bërë për të marrë rryshfet e të gjitha. Një grua më tha që ka dhënë 50 euro vetëm që t’i rruanin të afërmin pasi vdiq.” deklaroi Kodra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu