Klement Balili është dërguar në spitalin e burgut në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Burime bëjnë me dije se Balili, fillimisht ka kryer një ekzaminim neurologjik në spitalin e qytetit të Elbasanit.

Ai u shtrua në spitalin e Elbasanit pas probleme shëndetësore qe ka shfaqur në burgun e Peqinit.

Pas kontrollit në spitalin e Elbasanit, Klement Balili është dërguar në Tiranë.

Klement Balili, i njohur edhe si ‘Eskobari i Ballkanit’ vuan dënimin për trafikim lëndësh narkotike në burgun e Peqinit.

Ai u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në maj të vitit 2019.

Në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, prej tre ditësh vijon greva e urisë nga më shumë se 100 të dënuar.

Të dënuarit në burgun e Peqinit, pak ditë më parë i dërguan një peticion Metës, Ruçit, Ramës dhe Gjonaj ku kërkonin amnisti dhe rishikim të dënimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu