Paris Saint-Germain po përgatitet për ndeshjet e Champions League, teksa zbriti në fushë kundër skuadrës belge Waasland-Beveren mbrëmjen e djeshme.

Skuadra franceze ishte duke fituar 2-0, ndërsa fitoi një penallti në fund të pjesës së parë.

Neymar mori përgjegjësinë që të gjuante atë, teksa ka provokuar edhe portierin kundërshtar se nga cili kënd e dëshironte gjuajtjen e penalltisë.

Megjithatë, braziliani vendosi që të mashtronte portierin kundërshtar dhe të asistonte tek Mauro Icardi që shënoi për 3-0.

Skuadra që drejtohet nga Thomas Tuchel fitoi 7-0, ndërsa 28-vjeçari Neymar ishte ylli i mbrëmjes.

Neymari edhe pse në këtë edicion ka luajtur vetëm 15 ndeshje, ka arritur të realizojë 13 gola dhe ka bërë gjashtë asistime me PSG-në.