Një 51-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi dyshohet që të ketë ngacmuar seksualisht vajzën e mitur të fqinjës së tij. A.M., banues në Durrës është denoncuar nga vetë fqinja e tij.

Ajo ka kallëzuar se më 5 tetor, 51-vjeçari ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së saj 8 vjeçare.

Po ashtu, policia në Durrës ka arrestuar edhe dy qytetarë të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në pranga u vu Sh. D., 26 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip “Volvo” në gjendje të dehur, në masën 1.25 mg/l. U arrestua edhe 60-vjeçari A. B., banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe përplasur me një tjetër mjet të parkuar, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të mos bërë testin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vepra të turpshme”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu