Fjoralba Ponari ka ndarë së fundmi publikisht një sekret, të cilin nuk e kishte treguar kurrë më parë. Gjatë rubrikës “Trotuar” në “E diell”, ku flitej për sekretet moderatorja tregoi se kur drejtonte një emision e kanë ngacmuar seksualisht. Ajo nuk e zbuloi emrin e të ftuarit, por rrëfeu se ngjarjen e ka përjetuar aq keq sa kishte menduar të linte emisionin. Fjoralba tha se më vonë kishte komunikuar me Ervin Kurtin dhe ai e kishte qetësuar dhe e kishte bërë të mendonte rikthimin në ekran.

“Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, ku ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive. Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam pasur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, dhe në prapaskena gjëja shkoi gati në ngacmim seksual.”

Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit. Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena. Por Ervini më tha ka shumë që shkelin mbi gjemba, por do ia marrësh dorën. Domethënë ka qenë ai që më ka psikologjisur dhe më ka kthyer në shina”, tregoi Fjoralba.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu