I është dërguar një mesazh kërcënues shtetasit Skënder Lika, xhaxhait të të dyshuarit për vrasje Ilir Xhepa, i cili ndodhet në paraburgim. Në derën e shtëpisë së Likës janë lënë 8 plumba, ndërkohë që Xhepaj dyshohet për vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ndodhur në Laç.

Skënder Lika i ka gjetur plumbat mëngjesin se sotëm në portën e shtëpisë së tij, ndërkohë që Prokuroria e Kurbinit ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.

Vëllait të Skënder Likës, Myslimit, që është babai i Ilir Xhepajt, iu bë atentat pak ditë më parë, ku mbeti i plagosur me disa plumba.

Xhepa së bashku me katër persona të tjerë, të veshur si policë, ekzekutuan me 20 plumba biznesmenët Bujar Hasani (Lika) dhe Paulin Gjergji (Markaj), teksa ata ndodheshin në ambientet e një hoteli pranë Laçit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu