16 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur raportohen nga konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev deklaroi se si pasojë e sulmit nga Armenia ka dëshmorë dhe të plagosur. “Si pasojë e sulmit të filluar nga Armenia ka dëshmorë dhe të plagosur. Gjaku i dëshmorëve tanë nuk do të lihet pa u marrë. Kemi shkatërruar mjetet ushtarake të ushtrisë armene“, tha Aliyev.

Parlamenti i Azerbajxhanit miratoi vendimin e presidentit, Aliyev për të shpallur “gjendje lufte” në disa rajone të vendit për shak të përleshjeve në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan.

Armenia i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare sot që Turqia të mos përfshihet në konfliktin e Armenisë me Azerbajxhanin. Por presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se populli turk ndodhet pranë vëllezërve azerbajxhanas. “Armenia tregoi edhe njëherë se është kërcënimi më i madh i paqes dhe qetësisë në rajon.

Populli turk ashtu si gjithmonë edhe sot ndodhet pranë vëllezërve azerbajxhanas me të gjitha mundësitë e tij. Edhe komuniteti ndërkombëtar që nuk mund të bëjë një reagim të nevojshëm dhe të mjaftueshëm përballë agresionit provokues të Armenisë tregoi edhe një herë standardin e tij të dyfishtë.

Edhe trialiteti i Minskut i cili prej rreth 30 vitesh vazhdon qëndrimin e tij neglizhent, fatkeqësisht është larg sjelljes me përqendrim zgjidhjen. Teksa ftojmë popullin armen që të mbrojë të ardhmen e tij kundër qeverive të tyre që i përdorin ata si kukull dhe kundër atyre që i tërheqin në fatkeqësi ne i bëjmë thirrje gjithë botës të qëndrojë pranë Azerbajxhanit në luftën e tij kundër pushtimit dhe mizorisë.

Në një bisedë telefonike sot me vëllain tim, presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev për të cilin dëshmova edhe njëherë qëndrimin e tij të fortë dhe të vendosur i kam thënë se Turqia me qasjen ‘një komb, dy shtete’ do të vazhdojë duke forcuar solidarizimin e saj me vëllezërit azerbajxhanas“, tha presidenti Erdoğan.

Kremlini është i shqetësuar për përshkallëzimin. “Pala ruse ka shprehur shqetësime serioze në lidhje me konfliktin e armatosur në shkallë të gjerë. E rëndësishme është që gjithçka të bëhet tani për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe për të ndaluar armiqësitë” tha zëdhënësi i Kremlinit.

Franca u bëri thirrje të ndërpresin armiqësitë dhe të rinisin dialogun menjëherë. “Franca është shumë e shqetësuar. Palët të ulen në dialog” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Franceze Anne Bon de Mulle në një deklaratë. Shqetësimet në Kaukazin e Jugut, një korridor për tubacionet e naftës dhe gazit në tregjet botërore po rindizen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu