Nis sot në qytetin e Fierit aplikimi i fermerëve për naftën pa akcize, por banorët e zones shprehen se ndihen mosbesues dhe skeptikë pasi një pjesë e tyre nuk kanë dokumentet e tokës, nuk plotësojnë kriteret dhe ndihen të përjashtuar.

Muhamet Baboçi, përgjegjës i sektorit të ekstensionit bujqësor Fier, shprehet së në qytetin e Fierit janë rreth 20 mijë fermerë me nipt që nga viti 2014, por duhet të gjithë të pajisen me dokumente. Po ashtu jo të gjithë fermerët kanë akses në portalin e-Albania, ndaj edhe po u jepet ndihmë në informimin online, dhe më kryesorja çertifikatat e tokave mungojnë.

Kulturat që përfshihen janë bimë arash, dru frutore dhe perime.

Një tjetër problematikë që shprehën fermerët e zonës në Mbrostar, të njësisë administrative Vajkan është se bimët e tyre foragjere janë akoma nën ujë për shkak të reshjeve të ditëve të fundit dhe hapat aplikuese ju duken të ndërlikuara.

Afati i aplikimit për këtë nismë do të jetë deri me 25 shkurt të këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu