Nëse jeni dëshmitar apo i prekur nga ndotjet e shkaktuara nga industritë e rënda, nga ndotja e lumenjve, nga prerja e paligjshme e pyjeve apo çdo abuzim tjetër me mjedisin, kjo thirrje është për ju!

A jeni në dijeni të një krimi mjedisor, që InfoElbasani mund ta ndjekë apo investigojë? Nëse jeni dëshmitar apo i prekur nga ndotjet e shkaktuara nga industritë e rënda, nga ndotja e lumenjve, nga prerja e paligjshme e pyjeve apo çdo abuzim tjetër me mjedisin që ju rrethon, kjo thirrje është për ju!

Në muajt në vazhdim, redaksia e InfoElbasani do të angazhohet në mënyrë të dedikuar në raportimin dhe investigimin e problemeve mjedisore që shqetësojnë banorët e qyteteve të Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Cërrikut, Peqinit, Belshit dhe Prrenjasit. Ne synojmë të raportojmë mbi shkeljet ligjore në fushën e mjedisit si dhe reagimin e institucioneve përgjegjëse.
Por për të realizuar misionin tonë, ne kemi nevojë për kontributin tuaj. Na ndihmoni duke u bërë pjesë e kësaj ankete me ide, dëshmi dhe denoncime mbi abuzimet apo problemet mjedisore që ju i konsideroni më shqetësuese në komunitetin tuaj.

Stafi i InfoElbasani do t’i ndjekë ato, duke realizuar artikuj të shkruar dhe video për
çështjet që ju do të propozoni. Ne duam gjithashtu t’u garantojmë se të dhënat tuaja personale do të trajtohen me konfidencialitet, do të aksesohen vetëm nga stafi ynë dhe nuk do të publikohen në asnjë rast pa marrë më parë miratimin tuaj.

Nëse doni të kontaktoni me ne, lutemi të plotësoni pyetësorin më poshtë:

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu