Një djalë nëntë vjeç është shpallur si YouTuber më i paguar i këtij viti nga revista Forbes . Për vitin e tretë radhazi, Ryan Kaji ka arritur të ruajë vendin e tij si më i miri i platformës. YouTuberi fitoi 29.5 milion dollarë nga kanali i tij në YouTube ‘Ryan World’ në vitin 2020, pavarësisht nga një tërheqje e reklamave të fëmijëve që i shkurtoi të ardhurat.

Ryan Kaji, emri i vërtetë i të cilit është Ryan Guan, filloi të bënte video në YouTube në 2015 kur ishte vetëm katër vjeç. Me 12.2 miliardë shikime, kanali i tij është i famshëm për review e videove dhe lodrave, çpaketimet e tyre, si dhe eksperimentet shkencore DIY. Sakaq, nuk mungojnë as videot edukative për fëmijët se si të lajnë dhëmbët dhe gjëra të tjera nga historia dhe gjeografia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu