Ashtu si gjithë bluzat e bardha, mjeku i njohur Ilirjan Draçi ka qenë në ballë të detyrës për të mposhtur virusin që po gjunjëzon njerëzimin.

Por “armiku” tinëz i ka marrë vetë jetën edhe atij. Ndërsa ishte i shtruar në spital ai ka gjetur rastin të falenderojë kolegët e tij dhe të përcjellë mesazhe të rëndësishme.

Ja çfarë shkruante dr. Ilirjani një javë rreth një javë më parë në profilin e tij në Facebook: “Vazhdon beteja tepër e vështirë me virusin. Të gjithë kolegë, infermiere, sanitarë, miq e shokë po bëjnë gjithçka për të më shpëtuar jetën. Mbani maskën, ruani distancën, lani duart. Një gabim i vogël ju kushton jetën. Beteja vazhdon….”

Infoelbasani.com i përcjell ngushëllimet familjes Draçi dhe përulet me respekt në detyrën fisnike të tij dhe gjithë bluzave të bardha që janë në vijën e parë të frontit! Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu