Shkurti është nga më fitimprurërësit për luleshitësit, por një muaj si ky nuk është parë asnjëherë më parë në SHBA. Industria e luleve prej 35 miliardë dollarësh është ndoshta një ndër më të përfshirat në gëzime, hidhërime dhe festat familjare se çdo industri tjetër. Teksa po afron Dita e Shën Valentinit, dyqanet e luleve kanë një mbingarkesë të madhe, kjo shoqëruar edhe me situatën e covid 19.

Deborah De La Flor ka qenë luleshitëse për mbi 40 vjet. Ajo kurrë nuk ka provuar një shkurt si ky. “Kjo është koha më e ngarkuar dhe më fitimprurëse e vitit për luleshitësit – thotë 62-vjeçarja nga Florida, teksa është duke u siguruar që porositë e tjera të plotësohen për ata që kanë humbur të dashurit e tyre nga COVID-19”.

25-vjeçarja Maria Alvarez, një shitëse lulesh në Los Angeles, tha se menaxherët e saj në “David’s Flowers” ishin detyruar të mos plotësonin porositë për familjet që kërkonin lule funerale, për shkak të kërkesës së Ditës së Shën Valentinit.

“Është e trishtueshme dhe vërtet e vështirë t’i thuash një familjeje se nuk kemi lule për funeralin e të afërmve të tyre,” tha Alvarez. “Ne i njohim shumë prej tyre dhe ky është një nga momentet më të vështira“, shton ajo.

Për shkak të një krize furnizimi dhe kërkesës së madhe, çmimet për kurorat funerale kanë shkuar nga 85 në 120 dollarë në vetëm disa javë, ndërsa kjo periudhë ka një mbingarkesë porosish për shkak të festës së të dashuruarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu