Një vajzë shqiptare, e cila shkoi për studime në Londër u njoh me Henrin, një djalë me ngjyrë dhe pas shumë vitesh si miq u dashurura me atë. Më pas, vajza mbeti shtatzënë por prindërit i kërkuan ta abortonte, pasi nuk mund të pranonin një dhëndër me ngjyrë. Por, edhe pse ata i thanë ta abortojë dashuria e saj për ata nuk e bëri atë që të largohet dhe pas disa vitesh erdhi në Shqipëri, për t’u treguar prindërve nipin e tyre me shpresën që do t’i “zbuste”.

Por, sa panë që kishte trashëguar ngjyrën e Henrit i thanë se s’kishin për ta pranuar kurrë duke i thënë:

“Çoje djalin ta rrisë i ati dhe atëherë do jesh vajza jonë”.
Ndërkohë, Henri e shtyu të përpiqej që të krijonte një urë komunikimi me ta, sepse e shikonte që gruaja e tij po vuante, por ata nuk pranuan. Por sipas “lexo.com” edhe komentet në “Facebook” janë për t’u habitur, shqiptarët janë shumë racist dhe e quajnë turp këtë që ka bërë kjo vajzë shqiptare. Shumica e komenteve janë kundër vajzës.

Një komentuese ka shkruajtur:

“Tre mundësi ke: të varesh, të hidhesh ose ta djegësh veten me benzinë. Turp, pa fytyrë, mjerë prindërit çfarë paskan rritur.”
Një komentues tjetër thotë:

“Mos mendo t’ia mbushësh mendjen prindërve, moj maniake seksuale. Për një zezak i shkele të gjitha, pe botën me sy, atje që marrin zezak për burrë, o burra edhe ti.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu