Policia e Brescia-s ka dëbuar nga Italia sipërmarrësin shqiptar, Gëzim Sallaku, ish-pronar i Darfo Calcio, i cili njihej dhe me pseudonimet ”talebani” apo ”Zim”. Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat theksojnë se biznesmeni shqiptar është etiketuar nga policia si “person i padëshiruar dhe i rrezikshëm për shoqërinë”.

Gëzim Sallaku jetonte në një vilë në Sale Marasino, ndërsa ishte pronar i restoranteve dhe hoteleve në Valcamonica dhe në Liqenin Iseo. Ai është dëbuar nga Italia mbrëmjen e djeshme.

“Biznesmeni 48-vjeçar u dëbua nga vendi ynë, u kthye në Shqipëri. Disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve gjyqësore, Sallaku është arrestuar dhe gjykuar disa herë për vepra të ndryshme penale”, shkruajnë mediet fqinje.

Më tej, në shkrim thuhet se ai është përfshirë në vitin 2002 në një skemë mashtrimi, në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura, për evazion fiskal dhe posedim të armëve të zjarrit.

Po ashtu ai është vënë në pranga dhe më vonë, në vitin 2017 dhe 2018, por ka shpëtuar vetëm me dënime të vogla. Në një prej arrestimeve që Sallakut i është bërë në 2018, në banesë iu gjetën tre armë zjarri pa leje përkatëse si dhe një sasi municioni. Ato mbaheshin të fshehura në një hendek në garazhin e vilës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu