Joe Biden, Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pasur një karrierë të gjatë politike, ku ka shërbyer për 36 vjet në Senat dhe 8 vjet në administratën Obama si zv/President i SHBA.

Por kush është në të vërtetë Joe Biden? Sa shumë dimë për Presidentin e sapozgjedhur të Amerikës?

Sipas gjigandit “The Independent”, më poshtë do të listojmë 10 fakte për jetën e Joe Biden.

1. Ai belbëzonte kur ishte fëmijë.

Pjesën më të madhe të fëmijërisë, Biden e ka kaluar në Scranton, Philadelfia, përpara se familja e tij të zhvendosej në Wilmington, Delaware kur ai ishte 10 vjeç. Në shkollë, bashkëmoshatarët e tallnin për faktin që belbëzonte. Zakonisht i thërrisnin “Bye-Bye” sa herë Biden përpiqej të thoshte mbiemrin e tij.

2. Zoti Biden luante futboll amerikan gjatë gjimnazit.

Në gjimnazin e tij katolik Akademia Archmere, ish-zv/Presidenti luante futboll amerikan në pozicionin mbrojtës dhe vrapues krahu, nga ku kapte 19 pasime.

3. Ju mbingarkua detyra e ushtarakut në luftën e Vietnamit, por ju anulua për shkak të problemeve shëndetësore.

Pasi Biden mbaroi Universitetin e Sirakuzës për juridik, iu mbingarkua detyra ushtarake për shërbim në luftën e Vietnamit, por kjo u anulua për shkak të astmës, nga e cila Joe vuante.

4. Joe Biden është Presidenti më i vjetër i Amerikës.

Përpara se të fitonte nominimet demokratike të Janarit, Biden u shpreh se i duhej të përzgjidhte menjëherë një zëvëndëspresident që mund të drejtonte Shtëpinë e Bardhë për shkak të moshës së tij. Kur e adresoi këtë çështje në Iowa, ai tha se ishin “të paktën tetë gra, katër ose pesë njerëz me ngjyrë shumë të kualifikuar dhe të aftë për të qenë zëvëndëspresident. Por këdo që të zgjedh, mund të ushtrojë detyrën e Presidentit sepse unë jam i vjetër”. Biden është 77 vjeç.

5. Kandidimi i tij i parë për President ishte në vitin 1987 dhe 2008.

Biden e la kandidimin dhe mbështeti ish-Presidentin Obama. Por nuk dihej ende nëse do merrte pjesë tek kjo administratë, pasi komenti i tij në lidhje më rivalin e atëhershëm demokrat ishte shumë pa takt dhe i çuditshëm. Ai e quajti atë si afro-amerikani i parë i artikuluar, i zgjuar dhe i pashëm.

6. Ka përjetuar tragjedi familjare.

Joe Biden ka humbur bashkëshorten Neilia dhe vajzën e tij të vogël Naomi në një aksident automobilistik në vitin 1972. Dy djemtë e tij Beau dhe Hunter ndodheshin gjithashtu në makinë, por fatmirësisht shpëtuan. Djali i tij i madh Beau vdiq në vitin 2015 nga tumori në kokë.

7. Filmi i tij i preferuar është Chariots of Fire.

Gjatë një interviste në vitin 2008, demokrati u shpreh se “Chariots of Fire” ishte filmi i tij i preferuar. “Mesazhi i atij filmi është që të vendosësh principet dhe moralet përpara famës dhe pushtetit. Për mua kjo dëshmon qartë heroizmin e vërtetë, kur dikush bën diçka të tillë”.

8. Joe Biden “vdes” për akullore.

77-vjeçari ka pranuar që lë kokën për ëmbëlsira, specifikisht akulloren. Në disa komente të bëra në vitin 2016, ai ka thënë: “Unë quhem Joe Biden dhe vdes për akullore. Nuk pi duhan apo alkool, por ha shumë akullore”.

9. Qenushi që ai bleu në 1967 quhej “Senator”.

Në 1967 ai bleu një qen për gruan e tij Neilia dhe emri që i vuri qenit ishte “Senator”. Momentalisht Biden ka dy qenë. Champ, Pastori gjerman 3-vjeçar i adoptuar në 2008 dhe Major, i po të njëjtës racë, i adoptuar 10 vjet më vonë.

10. Biden u rimartua në 1977 me gruan e tij aktuale, që është mësuese.

Çifti u takua në 1975 rastësisht, dhe ju desh ta propozonte pesë herë përpara se ajo të pranonte të martohej. Shpeshherë Biden plot krenari i referohet vetes si “Burri i Jill Biden” dhe gjatë një tubimi për kandidim, ju drejtua audiencës duke i thënë: “Mendoni mësuesen tuaj të preferuar, që ju motivoi dhe ju rriti vetëbesimin. E tillë do të jetë Zonja e Parë Jill”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu