Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një vizitë në Greqi, ndërsa në qendër të bisedës me homologun e tij Mitsotakis ishin disa cështje në drekën që kreu i qeverisë së vendit fqinj organizoi në shtëpinë e tij për nder të shefit të ekzekutivit shqiptar. Nga pandemia, te integrimi, por edhe rritja e bashkëpunimit dhe mbi të gjitha cështja e kufirit detar.

Tre gjërat që duhet të dini për vizitën e Edi Ramës në Greqi

Së pari, kryeministri shqiptar u nis në Greqi sapo bëri një vizitë zyrtare në Ankara për dy ditë, ku u prit, ndër të tjera nga Tajip Erdogan me një ceremoni të veçantë. Edi Rama kishte një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm grek, Dendias para udhëtimit të tij në Turqi dhe u kthye nga Athina menjëherë pas këtij udhëtimi.

Së dyti, kjo është vizita e parë e Edi Ramës në kryeqytetin grek pas marrëveshjes së tij me Dendias tetorin e kaluar që Shqipëria dhe Greqia të shkojnë në Hagë për të zgjidhur çështjen e caktimit të kufirit detar. Kjo marrëveshje u pa nga Greqia jashtëzakonisht e rëndësishme pasi “ajo është dëshmi e synimeve të Athinës për të zgjidhur mosmarrëveshjet bilaterale sipas ligjit ndërkombëtar – një mesazh i qartë për Ankaranë” shkruajnë mediat greke.

Së treti, po ndodh në mes të pandemisë dhe “Shqipëria ka nevojë për ndihmë nga BE për një numër të mjaftueshëm vaksinash. Komisioni ka thënë se do të ndihmojë vendet e treta në këtë pikë dhe fakti që Mitsotakis do të vizitojë Portugalinë, e cila mban presidencën e BE këtë 6 mujor, javën e ardhshme, pritet të punojë në atë drejtim” theksojnë mediat në vendin fqinj.Abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu