Puntata e rëdhës në “Përputhen Prime” pati zhvillime interesante, ku fillimisht vëmendjen e mori treshja Antonela-Mevlani-Ledjana dhe pavendosmëria e Mevlanit për të zgjedhur mes dy vajzave. Më pas u vijua me publikimin e pamjeve nga sherri i pazakontë mes Erit dhe Dorit. Një moment surprizë gjithashtu ishte dhe vendimi i Anës për t’u larguar nga programi. Në një debat me Rinianin, ajo bëri me dije se do të largohej për shkak se “ishte e trazuar” dhe i propozoi këtij të fundit që të dilte dhe ai bashkë me të dhe ta vazhdonin njohjen e tyre jashtë, por Riniani nuk e pranoi një gjë të tillë.

Debati mes Anës dhe Rinianit:

Ana: Jam shumë e presionuar, kam parë shumë komente negative. Unë do kisha dëshirë që njohjen tonë ta vazhdonim jashtë programi, s’e di sa i gatshëm je për këtë. Unë kam humbur veten , s’di më ca dua unë. A është pëlqim, presion, kompleksim dhe nëse do rri akoma këtu do jem prapë e kompleksuar.

Riniani: Më vjen keq po nuk të besoj, se më duket sikur do ma lësh. Je shumë e influencuar nga publiku se e ke përmendur tre herë deri tani. Dhe ti pretendon që unë të dal dhe të përjetojmë këtë historinë tonë mbase dhe pastaj të më thuash ik. E kam humbur besimin te ty.Ky propozimi yt është shumë ok, por më duket se po lë peshën e gjësë.

Ana: Unë e kam parë veten shumë herë në atë takim dhe nuk i kam dhënë emër. Nuk mundem kështu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu