Gjatë fundjavës, policia ka gjobitur 2, 953 qytetarë që nuk kanë zbatuar rregullat anti-covid.  Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2490 qytetarë që janë gjetur pa maska.

Me të njëjtën masë administrative janë gjobitur edhe 433 qytetarë të tjerë që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë, janë gjobitur me 1 milionë lekë administratorët e tre bizneseve të ndryshime që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 27 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu