Mijëra francezë u mblodhën në të gjithë vendin këtë të Dielë nën thirrjen “Je suis prof” për të refuzuar terrorizmin islamik pas prerjes së kokës të një mësuesi të shkollës së mesme i cili kishte treguar karikaturat e Muhamedit në një orë të fjalës së lirë. Francezët janë solidarizuar dhe mobilizuar në gjithë vendin për të mbështetur mësuesin Samuel Paty. Presidenti i vendit Emanuel Macron e cilësoi ngjarjen që tronditi vendin si një sulm terrorist.

Në sheshin ”Place de la République” në Paris si dhe në qytete të tjera qytetarët kanë dalë me pankarta ”Unë jam Samuel”, ”Unë jam mësues”, ”Unë jam profesor”. Madje qytetarëve iu bashkuan dhe kryeministri i vendit, Jean Castex dhe kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo. Samuel Paty u vra dy ditë më parë nga një nxënës refugjat çeçen por i lindur në Moskë, vetëm 18 vjeç që i preu me thikë kokën mësuesit pasi ky i fundit nxori në klasë karikatura për profetin Muhamed si shembuj të fjalës së lirë. Pas vrasjes, autori u vra nga Policia franceze teksa janë arrestuar tashmë dhe 10 të tjerë si të dyshuar për përfshirjen në ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu