Dy shkolla në qarkun e Elbasanit nuk janë hapur sot për të mirëpritur nxënësit pasi ato janë konsideruar si të pasigurta dhe me rrezik.

Përmes një komunikate zyrtare Shtabi i Emergjencave Civile në Elbasan bën me dije se për arsye sigurie është urdhëruar mbyllja e tyre.

Përkatësisht bëhet fjalë për një shkollë në Njësinë Administrative Labinot-Fushë që nuk zhvillon mësim pasi ka dëmtime të çatisë e për rrjedhojë futet uji brenda.

Burimet kanë siguruar një foto të momentit kur fëmijët nxirren nga dera e shkollës me makinë,pasi oborri është i mbushur me ujë.

Shkolla tjetër është në Njësinë Kushove,Gramsh pasi prurjet e shumta të përroit përbëjnë rrezik për kalimin në shkollë.

Abc News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu