Renato Mekolli, ndër kuzhinierët më të njohur shqiptarë dhe fitues për katër herë të ccmimit “Kapelja e Artë”, është përballur me një sërë kritikash rreth sjelljes së tij në emisionin “Hell’sKitchen”

Në episodin e fundit Renato ka cilësuar si “qorre” dy nga konkurentët, duke u vënë në pah edhe gabimet gjendura në pjatat e tyre.
Sikur të mos mjaftonte kjo, shef Mekolli ka tërhequr nga këmishja njërën prej konkurrenteve.

 

Kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga publiku dhe këngëtarja, Besa Kokëdhima, e ka kritikuar publikisht shefin e kuzhinës.
Pavarësisht se ajo njihet personalisht me të, nuk ka ngurruar që t’i tërheqë veshin për këtë sjellje, që e ka konsideruar të papranueshme.


“Ky është bullizëm dhe duke përdorur një disavantazh fizik bëhet akoma më e rëndë! Je një shef i shkëlqyer, por kjo është e papranueshme”, ka shkruar Besa.
Renato nuk ka reaguar ende pas kritikave të forta që ka marrë, por ai ka treguar gjithmonë se vetë formati e detyron të sillet kaq ashpër dhe se kështu ndodh në të vërtetë në kuzhina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu