Nga Blerina Llalla

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore teksa festohej me një ekspozitë fotografike modeste nga Muzeu Historik Kombetar aty në Kryeqytet me 100 foto nga Veriu ne Jug, të shkrepura nga Shqipetarët e thjeshtë, unë do t’ju përshendesja me “Ulerimën” foton e 101 që do t’ia shtoja asaj ekspozite nga Muzeu i Gramshit. Ku si për rastësi më qëlloi ta vizitoja, por që mesa dukej nuk ishte ashtu, ndoshta duhej kjo vizitë të përjetësoja me zë atë heshtje që çjerr!

Muzeu i Gramshit, atij qytetit te vogel me shume karakteristika, shumëkush nga ne ja di, por shumekush s’ia di as ekzistencën, ose-ose ska pasur rastin ta vizitojë as qytetin e as muzeun. Gramshi i varfër në

buxhet, qyteti me shumë fjalë dhe ëndrra, por i brishte ndaj tregut te turizmit kulturor te cilit arrzën po ja hanë pushtetarët dhe ndërkombëtarët me projektet e huaja, duke synuar njëkohësisht ta bëjnë pikë atraksioni turistik. Po si mundet që të jetë i tillë kur në zemër të qytetit, mu aty në qendër Muzeu hesht e dergjet i shkretë, me një staf përberë prej dy vetësh, me stenda dhe dyer që mezi mbahen, që tretet mes lagështirës dhe renkon në heshtje. E si mund t’ia prezantosh vizitorëve një Muze në këtë gjendje? Si ai fukarai që do të duket bukur e pastër e vihet ne siklet kur të vijne papritur për vizitë e sërish mundohet ta zbukurojë. E çfarë mund t’u thuash për gjendjen në të cilën ndodhet miqve?! Për atë godinë me një fasade që i shkon sheshit sa për të thënë, aty kur për ironi shkruhet me të madhe.. “Zyrat e Bashkimit

Europian” e në disa rafte modeste në hyrje të muzeut ku ne raftet e lodhura flenë disa broshura e fletushka që askush se ka idenë se perse flasin, shërbejnë apo ç’fare funksioni ka në vetvete “kjo zyra imagjinare” sa per numër. Por meqe jemi tek gjithe keto investitore ndërkombëtarë apo ortakë që kalojnë mes përmes këtij qyteti nepërmjet zyrave të njësive të qeverisjes vendore, aty në të djathtë të Muzeut. Ata ndoshta pranë atyre zyrave kalojnë vetëm për firmat e numerojnë edhe kacidhet e fundit që u janë dashur për të kryer fët e fët punët të orientuar nga Qëndra atje lart, se ata e kanë pushtetin e këta të vegjëlit bëjnë ç’u thotë partia, s’kanë ç’bejnë më tepër, tek e fundit një copë rrogë marrin. Si nuk doli askush nga këta investitorë meqë shteti “nuk ka pare” ta vërë doren në zemër të lëre një investim

sado modest për këtë Muze minimalist. Ku ështe impakti social i investimeve galopante? Por të mirat gjithkush i do për vete. Nuk falim as qindarkën më të vogël thotë ligji vjedhjes në fuqi. Përpara dhe përbri Muzeut kemi Shesh dhe Pedonale me pllaka, me lule e stola ku bëjmë thashetheme e qajmë halle.


E kush e do kulturën, e kujt i intereson historia? Ndërkohë që në rrethinat përreth shumë site historike, apo monumente të trashëgimisë kulturore dëmtohen nga të ashtuquajturit “Treasure Hunters”, gjuajtësit e thesareve. E kështu po e brejnë pak e nga pak këtë qytet që shtrihet përbri Tomorrit dhe fronit të Zotave, atyre të cileve njerezia s’nginjet duke i blatuar kurbane por që vlejnë vetëm për të kërkuar mbarësi e mirësi për t’u shkuar mbarë punët në vjedhjen, plaçkitjen dhe bastisjen

e vendit teksa bijte i dërgojnë andej tej, në vendet e “përparuara” të bëjnë punë laboratori apo ç’të dalë. E ç’i duhet kujt çfarë ndodh me objektet e trashëgimisë kulturore kur apatia e rutinës thërret të mallosemi e të shohim botën me ngjyra pa levizur nga karrikja, ja ashtu siç dridhet nje cigare, madje-madje menjëherë pas zgjimit dhe kafes së mëngjesit. Me policine?! S’kemi probleme se deri në Moglicë i njohim të gjithë, ka dhe këtej nja dy fise te forta e gangsterë plot, mjafton te kembejme te mirat dhe te japim taksën e punojmë për Shtetin atje në Tiranë, dhe Europën mbarë, të tjerat?! Hamë ç’të kemi, për kulturë nevojë nuk kemi. Kemi shumë punë nga e hena në të shtunë. Ndërsa “Oda e Parisë” në Muzeun e Gramshit pret ata që s’jane më, burrat! Ata që dinin ta dridhnin më mirë se dibranët.., duhanin.

dhe alegorinë. Por dredhitë e tjera duket se i kanë marrë mendjen e enden rrugëve pa e ditur ku janë dhe origjinen nga e kanë. Të mallodhur nga ajo që dredhin rrugeve si qenie të tredhura në shpirt e mendje s’kanë kohë të shohin diçka me vlerë. S’kanë kohë të flasin për gjëra me mend e nderin ta çojnë në vend. Kur dikur mbaheshin për të fortë e për të parë tash i gjen të pirë e të palare (ne disa kuptime).
Të na rrojë sa malet shteti, qeveria dhe pushteti që mezi po na mban dhe Bashkitë, se po te dal tek Ministria e Kulturës me kujtohen edhe disa monumente nga ato që përdoren për rituale si ato qe behen poshtë urës, e që kur iu hoq nga permbajtja, dhe konteksti Turizmi, Rinia dhe Sportet ngeli thesht një MK ankronim invers i KM që përdoret për transaksione kupolare dhe ka pasur e do ketë levizje me numra në

inventare, si ne MHK, si pole plus-minus të cilave u do gjetur qëndra, ose si dy magnete që duhen shkeputur. Janë dhe shum gjëra si ato që nuk thuhen, shumë flasin por dhe shumë ruhen.

Gëzuar Ditën Kombëtare të Trashegimisë Kulturore Muze, të duam edhe kështu siç je sepse je shëmbëlltyrë për Shqipërinë dhe për vetë ne me aq sa të kemi dhënë, me aq sa ke. Ndërsa ata të Tiranës shkuan në Teatër dhome për të parë shfaqjen “Profeti i Kokoshkave”, sa bukur të kesh vetëm Kryeqytetin. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu