Ditë me dëbore gjatë fundjavës shërbyen ndër të tjera që shumë prej personazheve të njohur, të postonin foto dhe video vërtetë të bukura në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, kryesisht të mbushura me dedikime dashurie.

Kështu ka ndodhur edhe me Orinda Hutën, e cila nuk ka munguar në radhën e të famshmëve shqiptarë që postuan me sfondin e bardhë, megjithatë dëbora duket se na ka shpërqëndruar për të parë atë qëndoshta duhet ta kishim vënë re që në fillim në këtë foto.

Moderatorja në postimin e 4 ditëve më parë shfaqet me bashkëshortin, Turjan Hysko në ballkonin e shtëpisë, ndërsa bashkangjitur me foton ajo shkruan: “Shtëpi” dhe “E bekuar”.

Nisur nga fotoja, ku Orinda dhe Turi shfaqen të përqafuar, duke i mbajtur të dy duart tek barku i asaj, lind pyetja, mos moderatorja është në pritje të ëmbël? Këtë e themi jo vetëm për shkak të pozës së fotos, faktit që të dy duken shumë të lumtur dhe të bekuar, por edhe nga komentet e mikeshave të saj në këtë postim.

Xhemi Shehu i ka lënë 3 zemra si koment, nga një për secilin prej tyre.

Edhe Marcela Lati ka bërë të njejtën gjë, madje një prej zemrave e ka rozë, që mund të jetë edhe një e dhënë për gjininë e fëmijës, gjithmonë nëse Orinda është vërtetë shtatzënë.

Përgjigja e saj për të dy mikeshat është e njejta po ta vini re, secilës me nga 6 zemra.

Megjithatë për momentin ky mbetet vetëm një aludim, ndërsa jemi në pritje të një konfirmimi ose jo nga ana e Orindës dhe Turit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu