Reshjet intensive të borës kanë sjellë disa probleme në zonën e Kelmendit në Shkodër. Si pasojë e reshjeve të dendura të borës, një ortek ka ndodhur në zonën e Vermoshit ku si pasojë është marrë para makina e  një mjeku.

Burimet bëjnë me dije se orteku i i borës, gjatë natës ka marrë përpara një automjet, në pronësi të mjekut të zonës, por fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, si pasojë e motit të rënduar, në zonën e Vermoshit dhe Lëpushës ka pasur probleme të shtuara me furnizimin me energji elektrike dhe kalimit të automjeteve./abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu