Ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare farmacisti i njohur Agron Spahia. Lajmi është bërë me dije nga ana e Urdhërit të Infermierëve, të cilët me anën e një postimi në rrjete sociale kanë shprehur ngushëllimet për miqtë dhe familjarët e të ndjerit.

Mësohet se Spahiu pak kohë më parë kishte fituar betejën me koronavirusin, por është ndarë nga jeta ditën e djeshme në mënyrë të papritur.

Agron Spahiu shkollën e mesme e kreu në Peshkopi në vitet 1987 – 1991. Në vitet 1991-1996 ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, dega stomatologji. Më pas vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Farmaci, ku u diplomua në vitin 2010. Aktualisht Agroni ushtronte profesionin e farmacistit në aktivitetin e tij privat, Farmaci Spahiu.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe kolegut tonë Agron Spahiu.

Agroni lindi më 16 korrik 1972 në qytetin e Peshkopisë. Shkollën e mesme e kreu në vendin e tij të lindjes në vitet 1987 – 1991. Në vitet 1991-1996 ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, dega stomatologji. Më pas vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Farmaci, ku u diplomua në vitin 2010. Aktualisht Agroni ushtronte profesionin e farmacistit në aktivitetin e tij privat, Farmaci Spahiu.

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e Agronit është një dhimbje e madhe për dy fëmijët e tij, për prindërit, familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë të afërmit.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë iu shpreh ngushëllimet e sinqerta fëmijëve, prindërve, familjarëve dhe të afërmve dhe ndan dhimbjen me ta për këtë ikje të parakohshme të tij.

U prehsh në paqe Goni!

Përcjellja e Agronit për në banesën e fundit do të bëhet ditën e dielë, në orën 14:00, në varrezat e Tufinës. Homazhet në nder të tij do të mbahen në orën 09:00 me 14:00, tek restorant Ija pranë oxhakut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu