Një gabim nga pakujdesia çoi në idenfikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së Bujar Çelës në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit në Elbasan, Nuredin Dumani. Një gjurmë e lënë tek makina e djegur dhe gjurmët tek paratë në karburant pas furnizimit të automjetit janë provat më të forta të policisë për përfshirjen e Dumanit në këtë vrasje.

Një pakujdesi e vogël gjatë djegies së automjetit, çoi në zbulimin e Nuredin Dumanit, autorit të dyshuar për vrasjen e tasksitit 62-vjeçar Bujar Çela, 3 javë më parë në Bradashesh.

Burime nga policia bëjnë me dije se ekspertët e policisë shkencore kanë konstatuar një gjurmë gishtash në makinën e përdorur nga vrasësit e Çelës, e cila u gjet e djegur në fshatin Murras.

Pasi kanë administruar shenjën e gishtave, ekspertët e Policisë Ligjore kanë zbuluar se i përkasin pikërisht Nuredin Dumanit, ndërsa për ta përforcuar kanë zgjeruar perimetrin e verifikimeve.

Nuredin Dumani

Pas administrimit të kësaj prove të fortë, ekspertët kanë këqyrur kamerat e sigurisë në të gjithë rrugën që ka përshkuar automjeti tip Renault, ku është konstatuar se pak momente para vrasjes, autorët janë ndaluar në një karburant për të furnizuar.

Më pas ekspertët kanë bërë këqyrjen e parave që punonjësi i karburantit ka marrë, dhe në një prej kartëmonedhave janë konstatuar gjurmët e Nuredin Dumanit.

Policia e shtetit besoj se me këto prova ka të faktuar përfshirjen e Dumanit në këtë krim, duke e shpallur më pas në kërkim si një nga atentatorët që ka qëlluar me një pistoletë.

Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit për grabitjen e Rinasit Talo Çela, u ekzekutua për shkak të problemeve të me grupet kriminale.

Dumani gjithashtu nga autoritetet dyshohet se është i përfshirë edhe në dy ngjarje të rënda në Durrës.

E para lidhet me ekzekutimin e Anxhelo Avdylit dhe Dorian Shkozës, ndërsa ngjarja tjetër, me vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia po në qytetin e Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu