Lefter Zhidro mori një plumb në ballë nga goditja me snajper.

Në një nga fotot, duket trupi i Zhidrut të shtrirë pranë arsenalit të armëve që ndodheshin në shtëpinë e tij. Autori kishte përgatitur disa kallëpe me tritol për t’i hedhur kundër policisë.

Zhidru dyshohet se po përgatiste edhe një bombol gazi për ta hedhur kundër RENEA-s. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, i moshuari qëlloi me breshëri, por kundërpërgjigja e forcave RENEA rezultoi fatale për të.

Në banesë u gjetën kallashnikovi, arka me fishekë, 5 kallepe tritoli, kapsolla me detonator.

Zhidru qëndroi i bllokuar për 5 orë në banesë, ndërsa një grup negociatorësh mes të cilëve edhe vajza e tij 13-vjeçare tentuan ta bindin që të dorëzohet, por pa sukses.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu