Ndërsa pjesa më e madhe e shteteve u janë përgjigjur shifrave në rritje të të infektuarve duke ashpërsuar masat anti-Covid, në vendin tonë vijojnë të jenë në fuqi masat e përcaktuara qysh prej muajit nëntor.

Numrat në rritje të të infektuarve, kryesisht pas javës së dytë të janarit, nuk kanë sjellë asnjë masë të re shtrënguese apo kufizim të lëvizjes, duke rritur rrezikun për përkeqësimin e mëtejshëm të situatës. Ç’ka e bën edhe më tepër serioze situatën janë dyshimet për përhapjen e “virusit anglez”, i cili ka një shkallë më të lartë transmetueshmërie, si edhe agresiviteti. Por pavarësisht kësaj, Komiteti i Ekspertëve ka gjykuar të mos ndryshojë asgjë në planin e masave.

SHIFRAT E FRIKSHME, ISHP: NUK PO RESPEKTOHEN MASAT

Tejkalimin e tavanit të infektimeve Instituti i Shëndetit Publik ua atribuon qytetarëve që nuk respektojnë masat e rekomanduara nga ekspertët. “Numri i rasteve rritet sepse njerëzit kanë rritur kontaktet me njëritjetrin, nuk përdorin maska, lokalet janë të mbushura”, deklaron Rovena Daja, eksperte pranë ISHP-së, duke shtuar se rreziku i infektimit në kryeqytet është në çdo cep të tij. “Nuk është se ka vetëm një vatër infektimi, ose dy apo tre. Në të gjithë Tiranën kemi përhapje. Incidenca ka qenë 321 dhe aktualisht ka vajtur në 432 për 100 mijë banorë”. Një tjetër e dhënë alarmante është ulja e moshës së të prekurve në 20-24 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu