E gjithë bota u shokua ditën e djeshme pas protestave të dhunshme që ndodhën në SHBA, ku katër persona mbetën të vrarë në godinën e Kongresit Amerikan Capitol Hilli, ku po mbahej edhe votimi për certifikimin e fitores së zgjedhjeve nga Joe Biden.

Fotografitë dhe videot e protestës së dhunshme dhe çarjes së kordonit policor e futjes brenda në godinën e Kongresit nga ana e mbështetësve pro-Trump, janë bërë virale në internet.

Por gjendja u bë akoma edhe më shokuese në momentin që një përdorues i rrjetit social twitter ka shpërndarë një video nga një prej episodeve të Simpsons, ku pretendohet se kanë parashikuar trazirat e djeshme në Kapitol Hill.

Sekuenca është nga episodi 18 i sezonit të 7-të të serialit, i cili quhet Dita e Dhunës. Shumë kospiracionistë të serialit “The Simpsons” menduan se këto pamje mund të jenë një tjetër parashikim përsa i përket 20 Janarit të 2021, ditën kur do të betohet si President i SHBA-së, Joe Biden.

Nga Mikela Mike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu