Sot vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë në Shqipëri mot të kthjellët gjatë paradites.

Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në pjesën më të madhe të vendit duke lënë me kthjellime skajin jugor dhe pjesërisht bregdetin.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C mëngjesi deri në 21°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu