Mbeten prezente vranësirat e shumta në Shqipëri gjatë orëve të para të ditës të cilat do të sjellin në ultësirën perëndimore reshje shiu. Ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës. Por mesdita dhe orët vijuese përmirësojnë gradualisht motin në territor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 10°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu