Gazetarja Klodiana Lala foli për situatën e nxehtë parazgjedhore në vendin tonë, ku iu referua situatës së djeshme në Elbasan.

Ajo deklaroi se Elbasani do të jetë qarku më problematik lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas saj aty operojnë 3-4 banda që mbështesin partitë politike.

“Politika jonë mesa duket është e detyruar që të bashkëpunojë me krimin. Djemtë problematikë i shërbejnë politikës majtas e djathtas. Nesër ata mund të jenë përfitues. Krimi i organzizuar ka filluar të veprojë”, u shpreh Lala.

Pyetje: Çapja dhe Xhuvani në Elbasan pranë partive?

Klodiana Lala: Elbasani do të jetë më problematiku. Kjo është e konfirmuar se aty operojnë 3-4 banda kriminale që mbështesin njërën apo tjetrën forcë politike. Kriminelët nuk njohin ngjyrë. Ardian Çapja psh është një personazh që i ka mbijetuar disa atentateve, është përfolur për lidhjet e tij me PD, por edhe me PS së fundmi. Kriminelët janë më shumë  të prirur t’u afohen pushtetit. Partive politike iu intereson që ti kenë të fortët pranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu