Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, pasi një 54-vjeçar është gjetur i vdekur brenda në shtëpinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave të dëshmorëve në lagjen nr.1, ku viktima jetonte me qira.

“Panorama” mëson se Stefan Kosta, jetonte i vetëm në banesë, pasi ishte divorcuar nga gruaja disa vite më parë.

Paraprakisht dyshohet se në gjendje të dehur i ka venë zjarrin banesës. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu