Vetëm një javë, pasi doli e përputhur me Andin nga emisioni i njohur i përputhjes së çifteve, janë publikuar disa fotografi dhe video ku Tea shfaqet duke u puthur me ish-konkurerentin nga nga Kosova, Beart Rexhepi. Fansat e emisionit janë shokuar, ndërsa për ta përforcuar këtë Tea dhe Bearti në rrjete sociale kanë publikuar të njëjtën video. Bearti e ka shpërndar në Tiktok dhe më pas vet Tea e ka publikuar në Instagram.

Por, në lidhje me fotot dhe videot e publikuara ka reaguar edhe Andi i cili thotë se nuk ka shpjegim se çfarë po ndodh, dhe se së pari është duke pritur që të sqarohet me Tean dhe më pas të trgojnë se çfarë ka ndodhur. Ndërkohë, motra e Beartit Idea Rexhepi, ka konfirmuar gjithashtu se të dy janë bashkë në një fshat malor, duke postuar edhe një fotografi, të Teas dhe vëllait të saj. Nuk ka mbetur gjë tjetër, përveçse të presim e të shohim se çfarë po ndodh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu