Në rastet e rralla të infektimit me COVID-19, pas ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, në Shqipëri ka hyrë edhe Drejtori i azilit të Gjirokastrës  Arianit Muho dhe financierja e këtij institucioni Klodiana Qirushi.

Bëhen tri raste të këtij lloji në vend, ku të parin e regjistroi doktori i njohur Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave Shëndetesore në Ministrinë e Shëndetësisë.

Dr. Mira Rakacolli e shpjegoi kështu rastin e infektimit pas dozës së parë të vaksinës nga Pipero: “Infektimi i tij pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës nuk është rast i shkëputur nga historia e vaksinimit mbarëbotëror. Nuk është një proces i papritshëm ose i painterpretueshëm elektronikisht. Është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo që bën dozën e parë të vaksinës dhe shembull konkret i asaj që themi vazhdimisht, pra që edhe pasi ke bërë dozën e parë të vaksinës, duhet të vazhdosh të ruhesh njësoj dhe t’i marrësh njësoj masat e përkujdesjes si edhe më parë. Pas dozës së parë të vaksinës ka reaksione individuale ndaj vaksinës. Vetë vaksina fillon t’i zhvillojë antitrupat më vonë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu