Policia e Makati në Filipine ngriti akuza për vrasje dhe përdhunim ndaj 11 burrave në lidhje me vdekjen e stjuardesës Christine Angelica Dacera në ditën e Vitit të Ri.

Punonjësja e Philippine Airlines u gjet e pajetë në një vaskë hoteli pasi kaloi natën duke festuar me kolegët dhe të njohurit e saj. Ajo u çua në Qendrën Mjekësore të qytetit për trajtim por ndërroi jetë kur mbërriti aty. Autoritetet thanë se trupi i saj kishte gërvishtje dhe hematoma, dhe kishte indikacione se ajo ishte sulmuar s*ksualisht .

Mediat lokale shkruajnë se policia akuzoi 11 burra për përdhunim dhe vrasje të cilët po qëndronin në dhomat e hotelit që ishin afër Dacera-s.

Kreu i administratës policore të Qytetit të Makatit, Harold Depositar, tha se akuzat janë të përkohshme sepse priten gjetjet e autopsisë.

Tre burra të akuzuar tashmë janë dorëzuar në polici dhe tetë janë ende në arrati.

Një hetim për këtë rast është ende duke vazhduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu