Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se ka sulmuar dhe grabitur një prostitutë. Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të një gruaje me kombësi të huaj, e cila tha se kishte hipur në një makinë me një të ri për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Por, shqiptari jo vetëm që nuk e ka paguar, por e sulmoi fiuzikisht dhe e shtyu duke e përplasur. Më pas ai i ka marrë gruas edhe çantën në të cilën kishte ajo dokumentet personale dhe një shumë parash prej 100 eurosh. Identiteti i shqiptarit nuk është bërë i ditur nga autoritetet italiane.

Ai u arrestua në Monticelli Terme në provincën e Parmas. Policët e ndoqën nga pas derisa ai u fut në shtëpi dhe më pas shkuan ta arrestonin, ku i gjetën edhe çantën dhe shumën e parave të grabitura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu